Grupet e vetë-avokuesve të të rinjve me sindromën Down luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetës dhe të drejtave të të rinjve me këtë sindromë. Grupi i vete-avokuesve mund të ndihmojnë në sensibilizimin e shoqërisë dhe profesionistëve të shëndetit në lidhje me nevojat e tyre shëndetësore të veçanta me qëllim të përmirësimit dhe ngritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor. Ata mund të promovojnë qasjet më të mira të kujdesit shëndetësor dhe të ndihmojnë në adresimin e çështjeve shëndetësore të përditshme.
Edukimi Inkluziv
Kanë rol kyç në promovimin e edukimit inkluziv për të rinjtë me sindromën Down duke identifikuar qasjet dhe resurset e duhura për të siguruar se ata janë të integruar në shkolla të rregullta dhe kanë mundësi të barabarta për edukim dhe arsimim.
Përfshirja Sociale
Ndihmojnë në përfshirjen e të rinjve me sindromën Down në shoqëri. Përmes organizimit të ngjarje sociale dhe kulturore, të promovojnë të drejtat e tyre në vendimet që ndikojnë në jetën e tyre dhe të zbulojnë talentet e tyre.
Ndërgjegjësimi Publik
Senzibilizojnë publikut në lidhje me sindromën Down dhe në promovojnë ndërgjegësimin për nevojat dhe të drejtat e tyre përmes pjesëmarrjes aktive në fushata informuese dhe edukative për të reduktuar stereotipet dhe diskriminimin. Gjithashtu zhvillojnë ndërgjegjësimin e indentitetit të tyre dhe ndihmojnë njëri tjetrin të kuptojnë më mirë veten dhe të ndihen më të sigurt në botën e tyre.
Përmbushja e këtyre roleve është e rëndësishme për ndihmën dhe përmirësimin e jetës së të rinjve me sindromën Down. Këto grupe vete-avokatësh janë një burim i rëndësishëm i mbështetjes dhe fuqizimit të të rinjve me sindromën Down për të ndikuar në ndryshimet pozitive në shoqëri dhe sistemin e shërbimeve.