Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK), është themeluar me 4 Mars të vitit 2007 nga prindërit e fëmijëve me sindromën Down. Shoqata prej vitesh është zëri më i fuqishëm dhe mbështetja kryesore për personat me sindromën Down dhe familjet e tyre në Kosovë. Me përkushtim, profesionalizëm dhe vizion afatgjatë, Shoqata Down Syndrome Kosova ka udhëhequr përpjekjet për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromën Down, si dhe për përmirësimin e pozitës së të gjithë personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.
Përmes iniciativave inovative dhe programeve me ndikim të drejtpërdrejtë, DSK ka arritur të adresojë nevoja thelbësore të komunitetit, duke u shëndërruar në një model të organizimit, avokimit dhe ofrimit të shërbimeve cilësore në Kosovë. Këto iniciativa janë vlerësuar gjerësisht si të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.
Deri më tani DSK ka arritur të mobilizojë komunitetin që numëron mbi 1000 persona me sindromën Down. Organizata është bërë pikë referimi për informim, këshillim, përkrahje dhe mbrojtje të të drejtave të komunitetit.
DSK ka punuar dhe vazhdon te punojë fuqishëm në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromën Down dhe grupeve të tjera të qytetarëve me aftësi të kufizuara, deri me tani ka iniciuar nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërsëdrejti nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve, të cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.
Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në:
VLERAT E ORGANIZATËS
Shprehim besimin e komunitetit mbi potencialin dhe krijimin e mundësisë për përfshirje dhe integrimin e plotë të personave me sindromën Down në shoqëri.
DSK identifikohet me krenari të pamohueshme për çdo zhvillim dhe sukses në kuadër të fushës së aftësisë së kufizuar.
Shoqata Down Syndrome Kosova në baza ditore avokon në opinion dhe institucione jo vetëm për personat me sindromën Down, por edhe për grupet e tjera të personave me aftësi të kufizuar, në theks të veçantë për aftësinë e kufizuar intelektuale.
DSK mbetet adresa e parë ku mirëpritet, zhvillohet dhe merr të gjitha shërbimet një fëmijë i lindur me sindromën Down.
Zgjerimi dhe cilësia e shërbimeve terapeutike dhe mbështetëse që ofron DSK, kanë ndikuar që në vitet e fundit të paraqiten kërkesa edhe nga grupet e tjera të personave me aftësi të kufizuar intelektuale për të qenë përfitues të shërbimeve që ofron DSK brenda pesë (5) qendrave të saj.
Shërbime terapeutike dhe sociale të cilat i ofron DSK-ja ndikojnë në mirëqeniene fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve me aftësi të kufizuar. Gjithsesi për përmbushjen e të gjitha kërkesave DSK do vazhdojë përpjekjet në qëndrueshmërinë e këtyre shërbimeve në kuadër të programeve të shoqatës.
Shërbimet e DSK-së përveç që ndikojnë në mirëqenien e fëmijëve me aftësi të kufizuar intelektuale, përbrenda programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm DSK-ja ka krijuar komponentin për trajnimin dhe informimin e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar intelektuale dhe komponentin tjetër për trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të edukatorëve, mësimdhënësve dhe profesionistëve të tjerë të fushës, tashmë DSK ka të akredituar Programin për Intervenimin dhe Edukimin e Hershëm nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ky program është i licencuar edhe nga Ministria përkatëse për shërbime sociale.
Në kuadër të fushëveprimtarisë së saj DSK ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të profesionistëve të fushës përmes trajnimeve të ofruara nga DSK, janë trajnuar mbi 1200 profesionistët të fushës përfshirë edukator, mësimdhënës dhe profesionistët të tjerë, përveç trajnimeve dhe formave të tjera të bashkëpunimit në mes të DSK-së dhe profesionistëve të fushës, me qëllim të përmisimit të shërbimeve në institucionet përkatëse publike në raport me qytetarët me aftësi të kufizuar, DSK ka hartuar edhe materiale të ndryshme mbështetëse, si: udhëzues, manuale, broshura, flyera, materiale të cilat japin udhëzime dhe metoda të punës në raport me fëmijët, nxënësit, dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar.
Një tjetër vlerë e rëndësishme që i atribuohet DSK-së është zhvillimi i programeve që mbështesin zhvillimin dhe avancimin e aftësive sociale, artistike dhe profesionale të personave me aftësi të kufizuara intelektuale. Këto programe, të cilat konsiderohen unike në vendin tonë, kanë dhënë rezultate konkrete në fuqizimin dhe pavarësimin e përfituesve. Rëndësia e tyre dëshmohet më së miri përmes tregimeve të suksesit të individëve që kanë qenë pjesë e programeve të shoqatës, e që sot zhvillojnë jetë të pavarur edhe në aspektin ekonomik, falë punësimit të tyre.
Vlerë e shtuar e programeve në veçanti e programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional është mbështetja dhe bashkëpunimi me Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP) në nivel vendi, ku DSK ka arritur që përveç trajnimit të trajnerëve të këtyre qendrave të adaptoj dhe t’i përshtat profile të aftësimit profesional për personat me aftësi të kufizuar.
DSK gëzon reputacion shumë të mirë dhe konsiderohet si një ndër organizatat më kredibile dhe shihet si partner shumë i rëndësishëm i institucioneve publike qendrore dhe lokale në fushën e aftësisë së kufizuar në theks të veçantë aftësinë e kufizuar intelektuale.
DSK mban raport bashkëpunimi me të gjitha palët e interesit përfshirë Presidencën e Republikës së Kosovës, Legjislativin (Partitë politike në Parlament dhe deputetët), Ekzekutivin (Kryeministri dhe Ministritë), Institucionet e arsimit para universitar, Organet e rendit dhe drejtësisë, Institucioni i Avokatit të Popullit, Komunat, Agjencitë ndërkombëtare, Organizatat Jo Qeveritare vendore dhe ndërkombëtare.