Asistenca materiale

 Asistenca Materiale rregullohet në kuadër të LIGJI NR. 03/L-022 PËR PËRKRAHJE MATERIALE FAMILJEVE TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR TË PËRHERSHME.

Me këtë ligj rregullohet e drejta për përkrahje materiale familjeve të cilët ruajnë dhe përkujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuar të përhershme dhe mënyra e realizimit të kësaj përkrahje materiale.

Kërkesës për realizimin e përkrahjes materiale duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:

a) fotokopje e letërnjoftimit të parashtruesit të kërkesës;

b) lajmërimin e vendbanimit të fëmijës me aftësi të kufizuar të përhershme;

c) certifikatën e lindjes, për fëmijën;

d) aktvendimi për kujdestar, nëse kërkesën e parashtron kujdestari;

e) dokumentacioni mjekësor me epikriz.

Ndihma dhe kujdesi për plotësimin e aktiviteteve të përditshme jetësore u takon fëmijëve më aftësi të kufizuar të përhershme të moshës 1-18 vjeçare, që janë banor të Kosovës dhe janë me aftësi të kufizuar të përhershme që në mënyrë të pavarur të lëvizin dhe t’i kryejnë aktivitetet e përditshme jetësore, ku për këta persona është i nevojshëm kujdesi i huaj 24 orësh.