Terapia fizike

Terapia fizike konsiston në ushtrime dhe lëvizje sistematike të planifikuara, të cilat ndihmojnë fëmijën me sindromë Down në forcimin e muskujve, ia lehtësojnë përvetësimin e aftësive motorike dhe krijimin e modeleve të lëvizjes.
Qëllimi i terapisë fizike është lehtësimi i zhvillimit motorik dhe shmangia ose minimizimi i zhvillimit të lëvizjeve zëvendësuese gjatë qëndrimit dhe lëvizjes, shprehi të cilat fëmijët me sindromë Down janë të prirur për t’i zhvilluar