Autonomia (personale dhe sociale)

Edukimi drejt autonomisë është thelbësor sepse aftëson individin drejt gjithëpërfshirjes sociale, aftësimit për punë si dhe krijimit të një jete të pavarur prej të rriturit.

Autonomia personale: nënkupton zhvillimin ose mirëmbajtjen e të gjitha aftësive të individit, përmes të cilave individi plotëson vet nevojat e tij. Në kuadrin e autonomisë personale futen veprimet e rutinës ditore, sic është larja, procesi i të ushqyerit, procesi i veshjes-zhveshjes, orientimi hapësinor dhe kohor etj.

Autonomia sociale: konsiston në mbështetje profesionale përmes së cilës individët me sindromë Down aftësohen në fushën e komunikimit, orientimit, sjelljes në rrugë, përdorimi i parave dhe përdorimi i transportit.