Shërbimi i mbështetjes në kopshte/shkolla

Mbeshtetja e fëmijëve me sindromë Down në procesin edukativo-arsimor është përpjekje e përbashkët e prindërve, mësimdhënësve, profesionist dhe komunitetit për të siguruar që ata të kenë mundësinë për të zhvilluar potencialin e tyre maksimal dhe për të integruar me sukses në shoqëri. Çdo fëmijë është unik dhe duhet të trajtohet me përkujdesje të vecantë.

Shoqata Down Syndrome Kosova ndërmerr hapa të rëndësishëm për mbeshtetjen e gjithëperfshirjes së fëmijëve me sindromë Down në kopshte dhe shkolla.

 Inkurajon dhe merr pjesë në hartimin e Planit individual të Arsimit për fëmijët me sindromë Down me kërkesën e prindit. PIA është një dokument i zhvilluar në bashkëpunim me prindërit, mësimdhënësit dhe profesionistët që përcakton qëllimet e individëve dhe metodat për arritjen e tyre.

Gjithashtu Shoqata ofron ekspertizën në monitorim dhe vlerësimin e rregullt.   

Monitorimi i përparimit të fëmijëve dhe vlerësimi i tyre është i rëndësishëm për të ndjekur arritjet e tyre akademike dhe për të ndryshuar planin sipas nevojave të tyre.

Ofron trajnime dhe/apo infosesione për edukatorë dhe mësimdhënës mbi qasjen, profilin mësimor të nxënësve me aftësi të kufizuara intelektuale. Asiston në përshtatjen e njësive arsimore për të përfshirë nevojat e fëmijëve me sindromë Down dhe më gjërë, udhëzon në përdorimin e metodave të diferencuara të mësimit dhe materiale didaktike të përshtatshme.  

Përveç tjerash inkurajon përfshirjen e fëmijëve me sindromë Down në aktivitete sociale me qëllim të ngritjes së ndërveprimit me fëmijët e tjerë i cili është i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore dhe aftësive të komunikimit. Gjithashtu inkurajon përfshirjen e fëmijëve në aktivitete të komunitetit dhe programet jashtë kurikulare të cilat mund të ndihmojnë në ndërtimin e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit të tyre.