Punëtoria e Xhem Mjedre X21

Në kërkim të mundësive të reja për personat me sindromë Down dhe për shoqatën, kemi krijuar një ide te re për të zgjeruar gamën e produkteve tona. Down Syndrome Kosova që nga muaji Shtator, 2017 ka filluar prodhimin e xhemit të mjedrave, nën makrën XHEM21 Mjedra. Në procesin e prodhimit dhe të paketimit të XHEM21 Mjedra janë të inkuadruar personat me sindromën Down.