Terapia e gjuhës dhe komunikimit

Në terapinë e gjuhës dhe komunikimit bëjnë pjesë programet për komunikim dhe gjuhën e folur. Për të mundësuar një jetë sa më cilësore për fëmijët me sindromë Down, komunikimi dhe gjuha janë një faktor kyç. Një program që ka për qëllim përmirësimin e aftësive komunikuese tek fëmija me sindromë Down si dhe tek fëmijët me zhvillim tipik, duhet të përmbajë këto veçori:

– Ndihma duhet të ofrohet nga një patolog i gjuhës dhe komunikimit (logoped);
– Programi duhet të jetë i punuar në bazë të nevojave të fëmijës;
– Përdorimin e sistemeve teknologjike dhe vizuale, siç është gjuha e shenjave, përmes të cilës fëmija komunikon para se të arrihet zhvillimi i aftësive të të folurit;
– Përdorimi i praktikave më të mira (metodat e sukseshme të cilat janë përdorur dhe me fëmijë të tjerë);
– Edukimi dhe përfshirja e familjes, në mënyrë që praktika të jetë pjesë e jetës së përditshme dhe të mos jetë e kufizuar vetëm brenda orës terapeutike;