HAPJA E BISTRO GARDEN X21

Sot, në qendrën tonë në Mitrovicë, hapëm lokalin “Bistro X21”, hapje kjo e cila konsiston në muajin e ndërgjegjësimit për sindromën Down.

“Bistro X21” krijon mundësi të aftësimit profesional të personave me sindromën Down duke ju krijuar mundësi punësimi. Gjithashtu, kjo hapësirë do të shërbejë si vendtakim divers për të gjithë, ambient në të cilin mund të shijoni kafe, pije dhe ushqim të shijshëm e të shëndetshëm.

“Bistro X21”, pret mbështetjen e komunitetit lokal mitrovicas me qëllim të vlerësimit të potencialit dhe fuqizimit të komunitetit të aftësisë së kufizuar.

Bistro X21 është mbështetur nga organizata joqeveritare Swiss Barakah Charity me seli në Zvicër. Ndërsa ngjarja e sotme u mbështet nga 7Arte, Ujë Rugove dhe Bonevet Mitrovica.

Swiss Barakah Charity

7 Arte

Korporata Rugove

BONEVET Mitrovica

HAPJA E BISTRO GARDEN X21