Down Syndrome Kosova fton gazetarë, redaktorë, kameramanë, studentë të komunikimit dhe profesionistë të tjerë të medias të marrin pjesë në një trajnim dyditor, i cili do të fokusohet në përdorimin e gjuhës etike, respektuese dhe gjithëpërfshirëse në raportimet për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë. Trajnimi synon forcimin e një kulture barazie dhe dinjiteti në hapësirën mediatike, duke promovuar standarde profesionale që nxisin përfaqësim të drejtë dhe të saktë të këtij komuniteti.
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të konfirmojnë pjesëmarrjen deri më 10 nëntor 2025, përmes formularit të aplikimit në linkun: https://forms.gle/bf3d2m4NR5SchQ879 ose duke kontaktuar në adresën elektronike: info@downsyndromekosova.org.