PAAP – Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (12+)
Çfarë është PAAP?
Programi për Autonomi dhe Aftësim Profesional (PAAP) u dedikohet të rinjve me sindromë Down mbi moshën 12 vjeç. Qëllimi kryesor është zhvillimi i autonomisë personale dhe sociale, si dhe përgatitja për integrim në tregun e punës përmes aftësimit profesional.
Shërbimet ofrohen individualisht dhe në grup, duke respektuar nevojat dhe potencialin e secilit të ri.
Programi PAAP është i akredituar nga Ministria e Drejtësisë, Departamenti për politikat e shërbimeve sociale dhe familjare, ndërsa stafi është i licencuar për ofrimin e shërbimeve psikosociale po nga ky institucion.
Shërbimet terapeutike
Procesi i vlerësimit në PAAP ndjek të njëjtin parim si tek PIEH: kontakti i parë, vlerësimi multidisiplinar, hartimi i Planit Individual të Aftësimit dhe rishikimi i rregullt i progresit.
Në kuadër të PAAP ofrohen shërbimet e psikologut, logopedit dhe ergoterapistit/terapistit okupacional si dhe të punonjësit/es social/e. Synimi është zhvillimi i mëtejshëm i aftësive njohëse, emocionale, sociale dhe të pavarësisë, në mënyrë që të rinjtë të jenë të përgatitur për jetë të pavarur dhe punësim.
Autonomia sociale dhe edukimi seksual
Edukimi joformal, vetë–avokimi & aftësimi profesional