Programi për Avokim

Çfarë është Programi për Avokim?

Shoqata Down Syndrome Kosova realizon veprime avokuese të cilat janë thelbësore për promovimin e të drejtave, mirëqenies dhe gjithëpërfshirjes së personave me sindromën Down. Programi për Avokim synon përfshirjen aktive të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në proceset vendimmarrëse, si dhe monitorimin e zbatimit të legjislacionit që garanton të drejtat e tyre. Nëpërmjet këtij programi, DSK ndikon në politikat publike, promovon shërbime gjithëpërfshirëse dhe mbështet një kulturë respekti dhe barazie në shoqëri.

DSK ofron këshillim ligjor bazik për familjet, asiston në procedura administrative dhe organizon sesione informuese për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (PAK), me theks të veçantë tek personat me sindromë Down.

Fushat kryesore të avokimit

Programi për Avokim

Pjesëmarrjes, Përfshirjes,  Të Drejtave të Njeriut dhe Rrjetëzimit.

Programi ka për qëllimin  të përfshijë aftësinë e kufizuar në proceset vendimmarrëse,
të sigurojë  zbatimin  e legjislacionit,  krijim e politikave dhe mekanizmave  gjithëpërfshirës. Programi përfshinë por nuk kufizohet në realizimin e hulumtimeve, analizave, inicimin dhe pjesëmarrjen në nisma ligjore dhe politika, planifikim dhe buxhetim me pjesëmarrje dhe iniciativa të ngjashme që kanë për qëllim avancimin e pozitës së vajzave, djemve, grave dhe burrave me aftësi të kufizuara.

1. Avokimi për Politikat Publike

Përfaqësimi i interesave të anëtarëve përballë institucioneve shtetërore.
Krijimi dhe promovimi i politikave që mbrojnë dhe avancojnë të drejtat e komunitetit.
Organizimi i fushatave të ndërgjegjësimit për çështje specifike.

2. Mbështetja Ligjore dhe Konsultim

Ofrimi i këshillave ligjore për anëtarët.
Asistimi në proceset ligjore dhe administrative.
Organizimi i takimeve dhe sesioneve informuese  për drejtat e PAK-ve .

3. Rrjetëzim

Anëtarësim në Organizata  Lokale dhe Ndërkombëtare.     
Bashkëpunimi me organizata  Lokale dhe ndërkombëtare për të zgjeruar ndikimin.
Pjesëmarrja në forume dhe konferenca ndërkombëtare.

Grupet mbështetëse të prindërve dhe të rinjve

GRUPET MBËSHTETËSE TË PRINDËRVE

Në kuadër të avokimit, DSK organizon dhe mbështet grupet mbështetëse të prindërve në nivel lokal dhe regjional, ku prindërit ndajnë përvoja, marrin informata të sakta mbi të drejtat dhe shërbimet, si dhe fuqizohen për të avokuar për fëmijët e tyre.
Organizohen gjithashtu grupe të të rinjve me sindromë Down, të cilët aftësohen për vetë–avokim, pjesëmarrje aktive në komunitet dhe përfaqësim në ngjarje publike. Grupi mbështetës i prindërve avokues vepron si urë lidhëse mes familjeve, DSK-së dhe institucioneve.

GRUPI VETË-AKOVUES

Vetë-avokimi i personave me sindromën Down është një aspekt thelbësor i zhvillimit të tyre personal dhe i përfshirjes aktive në shoqëri. Për shkak të sfidave të veçanta në komunikim dhe zhvillim, personat me sindromën Down kanë nevojë për asistencë dhe mbështetje të strukturuar për të zhvilluar aftësinë për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre. Përmes vetë-avokimit, ata marrin pjesë në proceset vendimmarrëse që lidhen drejtpërdrejt me ta dhe përfshihen në mënyrë aktive në diskutime që ndikojnë në jetën e tyre. Gjithashtu, ata marrin pjesë në ngjarje dhe iniciativa që promovojnë të drejtat dhe interesat e tyre, duke avokuar për veten dhe duke bashkëvepruar me të tjerët që përballen me sfida dhe përvoja të ngjashme. Prandaj, vetë-avokimi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vetëdijes, autonomisë dhe pjesëmarrjes së tyre të plotë në shoqëri.