Thirrje për Individ/Kompani për Prodhimin e Videos

Shoqata Down Syndrome Kosova fton individë apo kompani të interesuara për të ofruar shërbime për prodhimin e një videoje, në kuadër të projektit “Kultura pa Barriera”, i mbështetur nga Programi i Bashkëpunimit Zviceran (SCP), në partneritet me OJQ-në “Podrži me, Sever”.

Ftojmë të gjithë të interesuarit që plotësojnë kushtet e shpallura në Termat e Referencës (ToR), të dorëzojnë aplikimet e tyre në formë elektronike në: info@downsyndromekosova.org, jo më larg se 18 gusht 2025, ora 16:00.