Riada Stanovci nga Down Syndrome Kosova e ftuar në URBAN FM

Në prag të fundjavës, ekipi i emisionit me Xhurën dhe Mr. Fresco sjell një episod të veçantë, ku temë kryesore do të jetë përfshirja dhe të drejtat e personave me sindromën Down në Kosovë. E ftuar në studio është Riada Stanovci nga Down Syndrome Kosova, për të prezantuar fushatën “Hej Kosovë, edhe sa?!”.

Kjo fushatë synon të adresojë sfidat me të cilat përballen personat me sindromën Down çdo ditë, duke filluar nga qasja në arsim dhe punësim, e deri te pjesëmarrja e barabartë në jetën shoqërore. Përmes këtij diskutimi, synohet ngritja e ndërgjegjësimit publik dhe promovimi i përfshirjes së plotë në të gjitha sferat e jetës.

Ndiqeni videon për të mësuar më shumë (https://www.facebook.com/radiourbanfm/videos/982382670507555