Shoqata Down Syndrome Kosovo shpreh shqetësim lidhur me përmbajtjen e Udhëzuesit Zyrtar për Procedurat e Votimit me Asistencë, të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Ky udhëzues, në formën aktuale, gjatë zgjedhjeve komunale për balotazh të mbajtura dje (dt. 𝟎𝟗.𝟏𝟏.𝟐𝟎𝟐𝟓), ka kufizuar të drejtën e votës për personat me aftësi të kufizuara, duke kërkuar nga ta që të paraqesin dokument shëndetësor me numër të protokollit ose numër rendor të dokumentit, për të ushtruar të drejtën e votimit me asistencë. Për më tepër, udhëzuesi e trajton aftësinë e kufizuar vetëm nga aspekti shëndetësor, duke e identifikuar si “sëmundje” dhe jo si çështje të të drejtave të njeriut dhe të barazisë në pjesëmarrje.
Një qasje e tillë është diskriminuese dhe në kundërshtim me parimet themelore të përfshirjes dhe barazisë