Të rinjtë me sindromë Down aftësohen të njohin dhe mbrojnë të drejtat e tyre përmes mbështetjes profesionale në këtë fushë. Në këtë komponentë, ata trajnohen mbi konceptin e qytetarisë aktive dhe vetë-avokimit, si një element themelor në jetën e çdo individi. Për më tepër, ky trajnim i fuqizon ata të marrin pjesë me besim në aktivitete komunitare, të shprehin mendimet e tyre dhe të angazhohen në proceset e vendimmarrjes që ndikojnë në jetën e tyre.