Ju prezantojmë episodin më të ri të podcast-it tonë, me të ftuar përfaqësuesen e Grupit Avokues, Ermelinda Hyseni. Në këtë episod, Ermelinda paraqet rrugëtimin e saj personal dhe profesional, duke diskutuar mundësitë, sfidat dhe përvojat që personat me sindromën Down hasin në Kosovë. Ky podcast realizohet në kuadër të një iniciative që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara. Përmes ndarjes së përvojave reale, synojmë të kontribuojmë në thyerjen e stereotipeve dhe në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë, të qasshme dhe gjithëpërfshirëse.
Klikoni këtu (https://www.facebook.com/dskosova/videos/578693511625689)