
Përmes kartolinave të punuara nga të rinjtë me sindromën Down, u mblodhën donacione nga institucionet edukativo-arsimore në gjithë Kosovën, në kuadër të aktivitetit “𝑵𝒋𝒆̈ 𝒌𝒂𝒓𝒕𝒐𝒍𝒊𝒏𝒆̈ 𝒑𝒆̈𝒓 𝑻𝒚”, pjesë e fushatës “𝐇𝐞𝐣 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈, 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐚?!”, për 𝟐𝟏 𝐌𝐚𝐫𝐬𝐢𝐧 – 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐧𝐝𝐫𝐨𝐦𝐞̈𝐬 𝐃𝐨𝐰𝐧.
Kjo nismë nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e fëmijëve dhe nxënësve, mbështetjen e prindërve, bashkëpunimin e mësimdhënësve dhe angazhimin e drejtuesve të institucioneve – në shkolla, kopshte dhe çerdhe.
Në kuadër të kësaj nisme, u arrit të mblidhet një shumë totale prej 𝟕𝟓,𝟔𝟔𝟒.𝟒 𝐞𝐮𝐫𝐨 në formë donacioni, e cila do të kontribuojë drejtpërdrejt në mbështetjen e programeve për individët me sindromë Down. Mirënjohës dhe falënderues ndaj Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Drejtorive Komunale të Arsimit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar në këtë iniciativë.