Mbështetje për aftësim akademik dhe edukim joformal

Mbështetje Arsimore dhe e Talentit

Të rinjtë me sindromë Down, përmes asistimit profesional, mbështeten për gjithëpërfshirje në arsim, mbështetje për arritje akademike dhe arritje në fushat e artit dhe sportit. Programi synon të zhvillojë potencialin e tyre individual dhe të nxisë pjesëmarrjen aktive në aktivitete edukative dhe krijuese. Kjo ndihmon në fuqizimin e aftësive të tyre dhe në ndërtimin e vetëbesimit për një jetë më të pavarur.