
Me prindërit/kujdestarët e fëmijëve me sindromën Down është mbajtur trajnimi për aplikacionin Proloquo2Go, një mjet që ndihmon fëmijët që kanë vështirësi në të folur të komunikojnë përmes figurave dhe zërit.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të kuptojnë sesi ky aplikacion mund të përdoret për të ofruar mundësi komunikimi të pavarura për fëmijët. Ata mësuan si të personalizojnë aplikacionin sipas nevojave të fëmijës dhe si të menaxhojnë mesazhet për të ndihmuar më mirë në zhvillimin e aftësive të komunikimit të fëmijëve të tyre. Trajnimi është një hap tjetër në mbështetje të prindërve/ kujdestarëve të Shoqatës tonë për të mundësuar një komunikim më të lehtë dhe efikas në përditshmëri me fëmijet e tyre.