Individët me sindromën Down kanë nevojë për të njëjtat procedura të kujdesit shëndetësor që i jepen si çdo individi tjetër. Megjithatë, ata kanë një rrezik më të lartë për keqformime kongjenitale (të lindura) dhe gjatë jetës së tyre mund të zhvillojnë një sërë problemesh mjekësore që ndodhin me një frekuencë më të lartë sesa tek pjesa tjetër e popullatës.
Vlen të theksohet se përparimi në trajtimin e sëmundjeve dhe në kujdesin shëndetësor në përgjithësi, ka sjellë përparim të shtuar në trajtimin dhe kujdesin shëndetësor edhe për individët me sindromë Down, duke ndikuar kështu në jetëgjatësi dhe në cilësinë e jetës.