Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) është një organizatë joqeveritare, e themeluar më 4 mars 2007 nga një grup i prindërve të fëmijëve me sindromën Down, të cilët u bashkuan me qëllimin për të mbrojtur dhe përmirësuar jetën e fëmijëve të tyre dhe të gjithë personave me me sindromë Down në Kosovë. Iniciativa për themelimin e DSK-së lindi nga një grup nënash të guximshme që kërkonin të ngritnin zërin për respektimin e të drejtave, integrimin dhe mirëqenien e fëmijëve me sindromën Down në shoqëri.
Në fillimet e saj, DSK-ja ka funksionuar në një zyrë të vogël në lagjen Dardania të Prishtinës, duke vepruar me mjete modeste por me përkushtim të madh. Me kalimin e viteve, Shoqata ka zgjeruar vazhdimisht aktivitetet, programet dhe ndikimin e saj në nivel kombëtar.
DSK është regjistruar zyrtarisht më 5 prill 2007, me Numër Regjistrimi: 5111389-6 dhe Numër Fiskal: 600279485.
Down Syndrome Kosova është organizatë nacionale e komunitetit e shtrirë me shërbimet e veta në katër (5) zona rajonale të vendit: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj, Gjilan
DSK ka punuar dhe vazhdon te punojë fuqishëm në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromën Down dhe grupeve të tjera të qytetarëve me aftësi të kufizuara, deri me tani ka iniciuar nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërsëdrejti nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve, të cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.