Ftesë për konferencën “Guidat shëndetësore për fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down”

Fondacioni Down Syndrome Albania, në bashkëpunim me Global Down Syndrome Foundation, ju fton të merrni pjesë në konferencën njëditore kushtuar prezantimit të Guidave Shëndetësore për fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down, të përkthyera tashmë në gjuhën shqipe.Programi sjell lektorë ndërkombëtarë që kanë kontribuar në hartimin e guidave, si dhe profesionistë vendas të shëndetësisë, të cilët ndajnë përvojat e tyre në praktikën klinike. Kapaciteti i pjesëmarrjes është i kufizuar për 70 profesionistë shëndetësorë, përfshirë mjekë familje, pediatër dhe mjekë të përgjithshëm. Pjesëmarrja është falas dhe konferenca është në proces akreditimi nga ASCK. Për pjesëmarrësit, ndjekja e të gjithë ditës së konferencës është e detyrueshme

https://kosovajob.com/down-syndrome-kosova/tor-individkompani-per-prodhimin-e-videos