Drejtoresha Ekzekutive e DSK, Sebahate Hajdini, rrëfen historinë e saj në “Kosova JOB Podcast”

Si e motivoi djali i saj me sindromën Down drejt themelimit të një shoqate të dedikuar këtij komuniteti? Si e përjetoi përvojën e vështirë në gjinekologji dhe si u bë ajo arsyeja kryesore për të mbështetur nënat që kanë fëmijë me sindromën Down? Rrëfimi i saj përfshin fillimet e para të Shoqatës Down Syndrome Kosova, zhvillimin e saj ndër vite dhe numrin e personave që sot përfitojnë shërbime nga kjo organizatë. Ajo ndan gjithashtu cilësitë që e kanë karakterizuar përgjatë këtij rrugëtimi dhe sfidat që ka kaluar për të ndërtuar një shërbim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Në KosovaJob Podcast, Sebahate Hajdini-Beqiri, drejtoreshë e Down Syndrome Kosova, sjell një rrëfim të thellë profesional dhe personal, duke ndarë historinë që ka frymëzuar një komunitet të tërë.

Klikoni këtu (https://www.youtube.com/watch?v=kO_h9pEG9_k