Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra në Prizren, në kuadër të Programit për Autonomi dhe Aftësim Profesional, shpall konkurs për pozitën Punëtor/e Social/e (zëvendësim i pushimit të lehonisë). Pozita është e bazuar në qendrën e Prizrenit, me datë fillimi 01.10.2025 dhe orar pune 09:00–16:00. Afati për aplikim është nga 28.08.2025 deri më 04.09.2025. Kandidatët/et e përzgjedhur/a do të kontaktohen përmes e-mailit dhe do t’i nënshtrohen dy fazave të rekrutimit:
Faza I – testim me shkrim dhe
Faza II – intervistë pune
Linku (https://kosovajob.com/down-syndrome-kosova/punetore-sociale)