Çfarë është Programi i Edukimit dhe Intervenimit të Hershëm?

Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të Programit për Intervenim dhe Edukim të Hershëm, ofron shërbime psiko-sociale për fëmijët me sindromë Down të cilat konsistojnë në shërbime për fëmijërinë e hershme dhe fëmijërinë e mesme, përkatësisht moshën 0-6 vjeç dhe 6-12 vjeç. Shërbimet në kuadër të programit mund të ofrohen në formatin individual (një me një) dhe në atë grupor.


Komponentët përbërës të programit:


● Identifikim i hershëm;
● Informim për kujdesin shëndetësor;
● Intervenim i Hershem i fëmijëve me sindromën Down;
o Terapi fizike
o Terapi Gjuhe dhe Komunikimi
o Terapi Zhvillimi dhe Okupacionale
● Mbështetje profesionale dhe psiko-edukim për prindërit e fëmijëve me sindromë Down
● Ndërmjetësim për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me sindromë Down në institucionet edukativo-arsimore;
● Trajnime për prindërit, edukatorë, mësues, profesionistë dhe studentë të fushave sociale;