Reagim Publik ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve
Shoqata Down Syndrome Kosovo shpreh shqetësim lidhur me përmbajtjen e Udhëzuesit Zyrtar për Procedurat e Votimit me Asistencë, të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Ky udhëzues, në formën aktuale, gjatë zgjedhjeve komunale për balotazh të mbajtura dje (dt. 𝟎𝟗.𝟏𝟏.𝟐𝟎𝟐𝟓), ka kufizuar të drejtën e votës për personat me aftësi të kufizuara, duke kërkuar […]
Lansohet fushata “Cka po bon për neve”, e ftuar Riada Statovci në Klan Kosova
Riada Statovci, e ftuar në Klan Kosova, ka folur rreth lansimit të fushatës “Çka po bon për neve”, e cila synon të bëjë thirrje për sensibilizim dhe mbështetje të shërbimeve terapeutike dhe psikosociale për personat me sindromën Down. Përkrahja mund të bëhet përmes linkut të GoFundMe ose përmes llogarive bankare.
Riada Stanovci nga Down Syndrome Kosova e ftuar në URBAN FM
Në prag të fundjavës, ekipi i emisionit me Xhurën dhe Mr. Fresco sjell një episod të veçantë, ku temë kryesore do të jetë përfshirja dhe të drejtat e personave me sindromën Down në Kosovë. E ftuar në studio është Riada Stanovci nga Down Syndrome Kosova, për të prezantuar fushatën “Hej Kosovë, edhe sa?!”. Kjo fushatë […]
Xhenis Beqiri i ftuar në emisionin “Radar” me Edita Doli
Xhenis Beqiri nga Down Syndrome Kosova ishte i ftuar në emisionin Radar me Edita Doli, ku tregoi qëllimin e fushatës “Hej Kosovë edhe sa?!”, dhe bashkëpunimin e fundit me VALA, në kuadër të së cilit është mundësuar të dërgojmë sms me tekst “Me zemër” në numrin 55550, dhe të gjitha mjetet e grumbulluara do të […]
Linda dhe Blerita – Dy histori inspiruese punësimi në KEDS
Emisioni “KOHA” në Kohavision, sjell kronikën e realizuar për dy anëtaret tona: Linda Dibra dhe Blerita Sahiti, të cilat filluan praktikën në KEDS dhe sot janë të punësuara si punonjëse të rregullta. Kronika pasqyron rrugëtimin e tyre, përkushtimin dhe ndikimin pozitiv të përfshirjes në tregun e punës. Klikoni këtu (https://www.youtube.com/watch?v=pgpy4dsbjwM)
Drejtoresha Ekzekutive e DSK, Sebahate Hajdini, rrëfen historinë e saj në “Kosova JOB Podcast”
Si e motivoi djali i saj me sindromën Down drejt themelimit të një shoqate të dedikuar këtij komuniteti? Si e përjetoi përvojën e vështirë në gjinekologji dhe si u bë ajo arsyeja kryesore për të mbështetur nënat që kanë fëmijë me sindromën Down? Rrëfimi i saj përfshin fillimet e para të Shoqatës Down Syndrome Kosova, […]
PODCAST me Ermelinda Hyseni, përfaqësuese e grupit avokues të personave me SD
Ju prezantojmë episodin më të ri të podcast-it tonë, me të ftuar përfaqësuesen e Grupit Avokues, Ermelinda Hyseni. Në këtë episod, Ermelinda paraqet rrugëtimin e saj personal dhe profesional, duke diskutuar mundësitë, sfidat dhe përvojat që personat me sindromën Down hasin në Kosovë. Ky podcast realizohet në kuadër të një iniciative që synon rritjen e […]
Ftesë për konferencën “Guidat shëndetësore për fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down”
Fondacioni Down Syndrome Albania, në bashkëpunim me Global Down Syndrome Foundation, ju fton të merrni pjesë në konferencën njëditore kushtuar prezantimit të Guidave Shëndetësore për fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down, të përkthyera tashmë në gjuhën shqipe.Programi sjell lektorë ndërkombëtarë që kanë kontribuar në hartimin e guidave, si dhe profesionistë vendas të shëndetësisë, të […]
Thirrje per trajnim “Raportim me Respekt për Personat me Aftësi të Kufizuara”
Down Syndrome Kosova fton gazetarë, redaktorë, kameramanë, studentë të komunikimit dhe profesionistë të tjerë të medias të marrin pjesë në një trajnim dyditor, i cili do të fokusohet në përdorimin e gjuhës etike, respektuese dhe gjithëpërfshirëse në raportimet për personat me aftësi të kufizuara në Kosovë. Trajnimi synon forcimin e një kulture barazie dhe dinjiteti […]
Ftesë për Ofertë: Ekspert/Kompani për ofrimin e trajnimeve në fushën e avokimit
Down Syndrome Kosova – Dega në Prizren po kërkon një ekspert për ofrimin e trajnimeve në fushën e avokimit dhe hartimit të planit të avokimit për përfaqësuesit e OPAK-ve në nivel lokal, si dhe për udhëheqjen e trajnimeve për krijimin dhe aplikimin e mjeteve të monitorimit në lidhje me zbatimin e planeve të veprimit për […]