DSK ka punuar dhe vazhdon të punojë fuqishëm në mbrojtje dhe realizim të të drejtave të personave me sindromën Down, deri me tani ka inicuar nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërsëdrejti nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror, disa nga nismat si:
Ofrimi dhe pranimi i shërbimeve në moshë të hershme por edhe më vonë, mundëson krijimin e një terreni tepër të qëndrueshëm zhvillimor për fëmijën dhe e aftëson atë për në etapat e mëvonshme të jetës duke e orientuar drejt aspekteve të autonomisë personale dhe asaj sociale.
Pranë Qendrave të Shërbimeve të Shoqatës Down Syndrome Kosova, në kuadër të Programit të Edukimit dhe Intervenimit të Hershëm ofrohen shërbime terapeutike kryesisht në fushën e fizioterapisë, terapisë së zhvillimit dhe terapisë së gjuhës dhe komunkimit, si dhe informimin, mbështetjen e prindërve të rinjë.