Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të Programit për Intervenim dhe Edukim të Hershëm, ofron shërbime psiko-sociale për fëmijët me sindromë Down të cilat konsistojnë në shërbime për fëmijërinë e hershme dhe fëmijërinë e mesme, përkatësisht moshën 0-6 vjeç dhe 6-12 vjeç. Shërbimet në kuadër të programit mund të ofrohen në formatin individual (një me një) dhe në atë grupor.