PUNËTORITË E DSK-SË

Kartolinat punëdore

Kartolinat punëdore janë një nga veprimtaritë më të hershme të DSK-së. Nën udhëheqjen e punonjësve socialë, personat me sindromë Down marrin pjesë aktive në procesin krijues dhe në prodhim të kartolinave, duke zhvilluar aftësitë motorike, kreative dhe sociale. Ky aktivitet kontribuon në vetëbesim dhe shprehje artistike.

Bistro X21

BISTRO X21 në Mitrovicë është një hapësirë trajnimi dhe pune ku të rinjtë me sindromë Down aftësohen në fushën e shërbimit dhe mikpritjes. Ata zhvillojnë aftësi drejtuesedhe operacionale (si pritja e klientëve, shërbimi, bashkëpunimi në ekip), duke fituar përvojë reale pune dhe kompetenca të transferueshme në tregun e punës.

Punëtoria e qirinjve

Në punëtorinë e qirinjve në Prizren prodhohen qirinj me dizajne dhe ngjyra të ndryshme, duke kombinuar estetikën me qëllimin social. Individët me sindromë Down përfshihen në të gjitha fazat e procesit: përgatitje, derdhje, dekorim dhe paketim. Të ardhurat nga shitja e qirinjve kontribuojnë në qëndrueshmërinë financiare të organizatës dhe zgjerimin e shërbimeve.

Amë X21

Që nga viti 2015, projekti AMË u mundëson personave me sindromë Down të aftësohen në paketimin dhe shitjen të mjaltit natyror nën markën AMË. Ky është projekti i parë i këtij lloji në Kosovë dhe tregon rëndësinë e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, duke promovuar pavarësinë dhe përfshirjen e tyre sociale dhe ekonomike.

Xhem X21

Që nga shtatori 2017, DSK ka nisur prodhimin e xhemit të mjedrës nën markën XHEM21. Individët me sindromë Down përfshihen në të gjitha fazat e procesit – nga përgatitja dhe prodhimi deri tek paketimi – duke fituar aftësi praktike dhe përvojë të drejtpërdrejtë pune. Ky aktivitet lidhet ngushtë me synimet e programit PAAP për aftësim profesional dhe punësim.