Programi për Intervenim dhe Edukim të Hershëm (PIEH)
Çfarë është PIEH
Pse është i nevojshëm programi PIEH?
Shërbimet në kuadër të PIEH
- Identifikimi dhe vlerësimi i hershëm
- Informimi për kujdesin shëndetësor
- Terapia fizike
- Terapia e zhvillimit dhe okupacionale
- Terapia e gjuhës, të folurit dhe komunikimit
- Terapia e sjelljes
- Shërbimet psikologjike
- Shërbimet pediatrike
- Mbështetja profesionale dhe psiko–edukimi për prindër
- Ndërmjetësimi për gjithëpërfshirjen në institucionet edukativo–arsimore
- Trajnime për prindër, edukatorë, mësues, profesionistë dhe studentë të fushave sociale
Vlerësimi nga ekipi multidisiplinar
- Kontakti i parë – prindi / familja kontakton DSK-në për informata dhe mund të caktoj takimin e parë.
- Mbledhja e të dhënave bazike – plotësohen formularët, mblidhen raporte mjekësore dhe informata nga prindërit.
- Vlerësimi multidisiplinar – fëmija vlerësohet nga ekipi (psikolog, logoped, fizioterapist, terapist okupacional/pediatër, sipas nevojës).
- Plani Individual i Edukimit (PIE) – ekipi, në bashkëpunim me prindërit, harton planin me objektiva të qarta zhvillimore.
- Rishikimi periodik – progresi vlerësohet dy herë brenda vitit dhe plani adaptohet sipas nevojave.
Terapia fizike
Qëllimi i terapisë fizike është lehtësimi i zhvillimit motorik dhe parandalimi ose minimizimi i lëvizjeve zëvendësuese gjatë qëndrimit dhe lëvizjes. Terapia fokusohet në zhvillimin e aftësive motorike bazike (shtrirja, rrotullimi, ulja, zvarritja, qëndrimi, ecja, vrapimi), koordinimin e lëvizjeve, zhvillimin e ekuilibrit dhe tonusit muskulor.
Terapia e zhvillimit dhe okupacionale
Terapia e gjuhës, të folurit dhe komunikimit
Terapia e sjelljes
Shërbimi psikologjik dhe pediatrik
Mbështetja prindërore & për prindërit e rinj
DSK organizon takime informuese për prindër të rinj, sesione psiko–edukimi për të kuptuar zhvillimin e fëmijës, të drejtat dhe shërbimet, si dhe grupe mbështetëse ku prindërit ndajnë përvoja dhe marrin përgjigje profesionale.
Prindërit mund të kontaktojnë DSK-në për informata rreth procedurës së pranimit në program, listën e dokumenteve të nevojshme, orarin e shërbimeve dhe mundësitë për përfshirje në aktivitete prindërore.