
Klubi Motoristik “Plisat” ka mbështetur Shoqatën Down Syndrome Kosova me 12,000 euro, mjete financiare të cilat do të shfrytëzohen për të mbështetur shërbimet terapeutike dhe psiko-sociale në qendrat tona në Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë. Gjatë kësaj vizite, të pranishëm ishin Driton Kelmendi – nënkryetar i klubit “Plisat” dhe Fikrim Morina, anëtar i klubit me të cilët patëm mundësinë të prezantojmë shërbimet që ofrojmë dhe të flasim më konkretisht për mënyrat se si mund të ndërtojmë bashkëpunime të reja në të ardhmen, me synim përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve për fëmijët dhe të rinjtë me sindromën Down.