DSK lanson fushatën “ÇKA PO BON PËR NEVE?!”, bëhet thirrje për mbështetje të shërbimeve terapeutike

Down Syndrome Kosova, në kuadër të muajit tetor, i cili shënon muajin e ndërgjegjësimit për sindromën Down, ka lansuar fushatën “Çka po bon për neve?”, me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë dhe ngritjes së fondeve për ofrimin e shërbimeve terapeutike dhe sociale për personat me sindromën Down në Kosovë. Përmes këtij slogani, u bëhet thirrje institucioneve, partive politike, asamblistëve dhe të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë financiarisht dhe ta shpërndajnë këtë nismë në rrjetet e tyre sociale, në mënyrë që mesazhi të arrijë tek sa më shumë njerëz dhe mbështetja të zgjerohet.

Kontributi financiar mund të bëhet përmes linkut në GoFundMe: https://tinyurl.com/ybvew2bj, ose në llogaritë bankare të Shoqatës Down Syndrome Kosova. Të dhënat e llogarisë janë si më poshtë: Emri i llogarisë – Shoqata Down Syndrome Kosova, ProCredit Bank – IBAN: XK05 1110242501000152, SWIFT: MBKOXKPRXXX; si dhe Emri i llogarisë – Shoqata Down Syndrome Kosova – DSK.

Çdo mbështetje, qoftë edhe modeste, ka ndikim të jashtëzakonshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së fëmijëve dhe të rriturve me sindromën Down. Bashkohuni me këtë fushatë dhe bëhuni pjesë e ndryshimit për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë për të gjithë