
Javën e kaluar kemi ofruar një sesion informues për stafin e shërbimeve nga zonja Aphrodite Tahiri, eksperte me përvojë mbi 20-vjeçare në fushën e zhvillimit fizik dhe motorik, e cila ka ardhur nga Gjermania si vullnetare, përmes programit të diasporës që implementohet nga GIZ-i gjerman në Kosovë.
Gjatë sesionit, znj. Tahiri ndau praktika dhe metoda bashkëkohore për stimulimin dhe përkrahjen e zhvillimit fizik dhe motorik te personat me sindromën Down. Stafi i Shoqatës pati mundësinë të angazhohet në diskutime interaktive, të parashtrojë pyetje dhe të përfitojë nga këshillat profesionale, me qëllim të përmirësimit të qasjes së tyre në ofrimin e shërbimeve psiko-motorike për personat me sindromën Down.
Shoqata Down Syndrome Kosova i shpreh mirënjohje znj. Aphrodite Tahiri për kontributin