Lansohet fushtat “Hej Kosovë, edhe sa?!

 

Përmes motos “𝐇𝐞𝐣 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈, 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐚?!” Shoqata Down Syndrome Kosova lanson fushatën në ditën ndërkombëtare të personave me sindromën Down, ku bënë thirrje për mundësi dhe trajtim të barabartë për qytetarët me sindromën Down.

Pavarësisht përpjekjeve progresive në dekadën e fundit në raport me të drejtat e personave me sindromën Down, personat me sindromën Down ende vazhdojnë të përballen me sfida për shkak të mosplotësimit të të drejtave të plota në shëndetësi, edukim, punësim, pjesëmarrje dhe mbështetje të barabartë në të gjitha fushat e jetës.